Kosova përballet me sfida serioze sa i përket çështjeve mjedisore, përfshirë ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit, efiçiencën e energjisë dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave. Prandaj nevojiten hapa thelbësore për ta përmirësuar këtë situatë. Dhe ndarja e fondeve të mjaftueshme për veprime domethënëse në këtë drejtim është një domosdoshmëri.
Krijimi i një “Ekofondi” ndonëse është përmendur në vitet paraprake dhe ka zënë vend edhe në mesin objektivave specifike të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike, ende nuk është jetësuar.
Një raport i publikuar rishtazi nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës që pasqyron gjendjen e mjedisit në vitin 2022, përshkruan ndër të tjera se si Kosova vazhdon angazhimin e saj për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me direktivat e BE-së, ndonëse theksohet se sfidë mbetet implementimi i tyre.
Njëherësh theksohet se janë hartuar dhe aprovuar strategji dhe plane veprimi për të gjithë sektorët mjedisor si në nivelin qendror dhe atë lokal, dhe se niveli i zbatimit të tyre është i pjesshëm.
Po ashtu pohohet se pavarësisht se janë shtuar aktivitetet inspektuese dhe mbikëqyrëse në sektorin e mbrojtjes së natyrës, aktivitetet ilegale që degradojnë dhe dëmtojnë mjedisit janë ende në numër shqetësues.
Ndër çështjet më imediate përmendet edhe nevoja për investime në mjedis.
“Ndonëse është rritur buxheti për projekte kapitale mjedisore, dhe gjithashtu është rritur edhe numri i projekteve nga donatorët, nevoja dhe kërkesa për investime në mjedis mbetet ende e lartë”, shkruan në raport, thuhet në opninion e EC Ma Ndryshe.
Aty sqarohet se projektet mjedisore të mbështetura nga buxheti i MMPHI, janë kryesisht projekte që kanë për qëllim rregullimin dhe pastrimin e shtretërve te lumenjve, krijimin e hapësirave te gjelbra dhe parqeve rekreative, ndërtimin urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ndërtimin e sistemeve te ujësjellësit, ndërtimin dhe zgjerimin e rrjeteve të kanalizimeve, ndërtimin e impianteve, deponive sanitare, etj.
Të gjitha këto projekte, sipas raportit, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe shëndetit publik. “Shumica e këtyre projekteve janë projekte kapitale me prioritet dhe që janë përfshirë edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH). Pjesë e projekteve mjedisore janë edhe ato projekte të cilat janë financuar nga Buxheti i Kosovës nëpërmjet MMPHI-së dhe implementohen nga Komunat përmes memorandumeve përkatëse”, thuhet në raport.
Në raportin e sipërpërmendur në mesin e ngecjeve përmendet mos funksionalizimi i “Ekofondit” apo një programi të veçantë për mjedisin.
“Të hyrat e inkasuara në emër të mbrojtjes së mjedisit derdhen në buxhetin e Kosovës, por nuk shfrytëzohen për projekte mjedisore”, thuhet në raport.
Në mesin e rekomandimeve figuron sugjerimi që të rritet buxheti i Qeverisë së Kosovës për sektorin e mjedisit dhe në veçanti për projektet kapitale mjedisore; të themelohet Ekofondi (fondi mjedisor) dhe mjetet e tij të përdoren për subvencione dhe programe për përmirësimin e gjendjes së mjedisit; sikurse edhe të fuqizohet zbatimi i parimeve mjedisore, e në veçanti i parimeve “ndotësi paguan” , “shfrytëzuesi paguan” dhe “parimi i masave inkurajuese” për personat juridik e fizik, të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër.
Mbrojtja e mjedisit është faktor me rëndësi që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve, prandaj dhe nevojiten veprime konkrete në këtë drejtim, thuhet në opinionin nga EC Ma Ndryshe.
Edhe institucionet e BE-së, kanë nënvizuar se Kosova duhet ta rrisë përkushtimin politik dhe kapacitetin administrativ për të adresuar çështjet që ndërlidhen me degradimin e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, dhe po ashtu për të përmirësuar zbatimin e legjislacionit, me ç’rast këto përpjekje duhet të jenë në linjë me qëllimet e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Kosova është ende shumë larg nga plotësimi i kritereve të BE-së në raport me mjedisin dhe ndryshimet klimatike. BE-ja promovon veprime të fuqishme në raport me ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
Prandaj angazhimi i institucioneve publike në të gjitha nivelet duhet të jetë drejt ndërmarrjes së veprimeve dhe masave për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, me qëllim që të ruhet biodiversiteti dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë arsye edhe nevojitet sigurimi i fondeve të mjaftueshme për sektorin e mjedisit me përqendrim te projektet kapitale mjedisore, për të përmirësuar gjendjen aktuale mjedisore në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit