Site icon Telegrafi

OPEC+ po punon për të kompensuar mungesën e naftës ruse

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa vende tjera po punojnë për të kompensuar rënien e prodhimit të naftës ruse.

Sipas burimeve të OPEC+, kjo k ardhur pasi prodhimi rus ka rënë me rreth 1 milion fuçi në ditë në muajt e fundit si rezultat i sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

Moska mund të pajtohet që prodhuesit e tjerë të kompensojnë prodhimin e saj më të ulët.

Po ashtu, vendet e Gjirit kanë thënë se një vendim për këtë çështje është “shumë e mundshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version