LAJMI I FUNDIT:

OnePlus zbulon modelin e ri X

OnePlus zbulon modelin e ri X

Në një ngjarje mediale në Londër, OnePlus e zbuloi edhe zyrtarisht modelin e saj më të ri të telefonit - OnePlus X, i cili do të kushtojë jashtëzakonisht pak për specifikat që do t’i ofrojë.

Edhe pse nuk është modeli kryesor i kompanisë, për nga specifikat dhe kostoja duket se do të jetë një model shumë konkurrues në treg. Është model i ri i telefonit që do të shitet për vetëm 249 dollarë.

Edhe për nga dizajni, OnePlus X duket shumë i bukur. Është i përbërë nga xhami në të dyja anët e telefonit, ndërsa ka edhe kornizat e metalta, në skajet paksa të rrumbullakëta.

OnePlus X është njëri ndër modelet më të lehta që kompania kineze ka krijuar deri më tani.


OnePlus mban shumicën e specifikave të OnePlus One, duke përfshirë ekranin me 5” në 1080p Active Matrix OLED dhe 441ppi.

Kamera e pasme e telefonit sjell 13MP me f/2.2, 0.2-sekonda auto-fokus. Brenda pajisjes është edhe procesori Snapdragon 801 me 3GB RAM dhe Adreno 330 GPU, por memoria e brendshme ka vetëm 16GB, e cila mund të zgjerohet në
128GB përmes kartelës MicroSD.

Bateria e telefonit ofron 2,525mAh, Bluetooth 4.0 dhe dy SIM kartela Nano-SIM. Dhe ngjashëm sikurse OnePlus 2, edhe OnePlus X bazohet në ndërfaqen OxygenOS në Android 5.1.1 Lollipop. (Telegrafi)