LAJMI I FUNDIT:

OnePlus përgatit model të lirë dhe mesatar të telefonit?

OnePlus përgatit model të lirë dhe mesatar të telefonit?

Edhe pse nuk ka shumë kohë që OnePlus e lansoi modelin e saj më të ri të telefonit, modelin OnePlus 2, dhe njerëzit janë ende duke pritur për të marrë ftesa për ta blerë telefonit, raportimet e reja mediale sugjerojnë se kompania kineze është duke menduar edhe për modelin e ri të cilin do ta prezantojë më vonë gjatë këtij viti.

Ndërsa ajo nuk ka dhënë shumë informacione në lidhje me modelin e ardhshëm të pajisjes, ajo që thuhet është se OnePlus do ta krijojë një model të ri mesatar të telefonit, i cili do t’i kushtohet tregjeve në zhvillim.

Kjo është një strategji që është duke u përdorur nga shumë prodhues të pajisjeve mobile, në të cilat ata ofrojnë specifika të mira me çmime shumë konkurruese në tregjet ku mundësia për blerjen e modeleve të avancuara të telefonave mund të jetë e kufizuar.
Dhe pasi OnePlus tashmë ka reputacionin e një prodhuesi i cili ofron modele të mira të telefonave me një çmim shumë të arsyeshëm, kompania mund të punojnë edhe në një model më mesatar me kosto edhe më të ulët për ta zgjeruar edhe më tej praninë e saj në tregjet në zhvillim.

Sipas një raporti nga Kina thuhet se pajisja tjetër nga OnePlus do të shfaqet me një ekran prej 5 inç me karakteristika të ngjashme me ato të OnePlus One dhe do të vijë me një çmim në mes 250 – 300 dollarësh.