OnePlus 7 shfaqet në fotot e sapo publikuara (FOTO)

Fotografitë e reja që me sa duket zbulojnë dizajnin e OnePlus 7 kanë dalë në internet - dhe duket sikur kompania me bazë në Shenzhen do të eliminojë ekranin e prezantuar me OnePlus 6 dhe të rafinuar me OnePlus 6T.Pajisja e ardhshme, e cila nuk do të përfshijë mbështetje për shpejtësinë e rrjetit 5G, do të ketë një ekran që mbush çdo kënd në pjesën e përparme të pajisjes. Për të akomoduar këtë ekran vertikalisht të ngushtë, kamera frontale do të zhvendoset në një kuti të vogël që hapet nga ana e sipërme e telefonit.
















































