Andre Onana do të qëndrojë në Manchester United pasi nuk janë bërë oferta për portierin kamerunas. 

Pritej që këtë verë të kishte ndryshime në portën e “Old Trafford”. Onana ka dështuar të bindë gjatë dy sezonave të vështira në Angli, ku ka bërë gabime, gjë që ka ngritur pyetje të vështira për të ardhmen e tij. 


United kanë qenë të hapur ndaj ofertave ndërkohë që kërkojnë një numër 1 të ri. Një dëmtim në stërvitjet përgatitore, i pësuar nga Onana, ka komplikuar situatën, dhe portieri 29-vjeçar është lënë mënjanë në fillim të sezonit 2025/2026. 

Ruben Amorim i ka dhënë besimin Altay Bayindir në ndeshjet kundër Arsenal dhe Fulham, por ai ka treguar pasiguri, ndërsa United vazhdon të ketë probleme në një pozicion shumë të rëndësishëm. 

Në të njëjtën kohë, ata janë lidhur me yllin e Aston Villas, Emi Martinez, dhe me portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ndërsa thuhet se janë afër marrëveshjes me Senne Lammens, një portier belg që vjen nga Royal Antëerp. 

Sipas GIVEMESPORT, ardhja e Lammens nuk do të nënkuptojë largimin e Onanës. 

Kjo sepse, siç raportohet nga Fabrizio Romano, portieri kamerunas nuk ka asnjë ofertë për të shqyrtuar./Telegrafi/

telegrafi sport app