Vetëm javë më parë, SHBA-ja ishte në rrugën e duhur për t'i dhënë fund pandemisë në vitin 2022. Më pas, goditi varianti Omicron - duke i çrregulluar parashikimet e shkencëtarëve.

Varianti i ri i coronavirusit që po përhapet me shpejtësi të madhe tani është përgjegjës për 73 për qind të rasteve në SHBA, një normë të cilën mjeku, Anthony Fauci e quajti "të paprecedentë".


Tani, disa studiues amerikanë thonë se Omicroni në fakt mund të përshpejtojë kalimin e virusit nga pandemik në endemik.

"Siç kanë thënë të gjithë njerëzit e shëndetit publik, do të rrëmbejë menjëherë popullatën", thotë Dr. David Ho, një virolog me famë botërore dhe profesor i Universitetit të Kolumbisë "Ndonjëherë një zjarr shumë shpejtë mund të përhapet, por më pas me të njëjtin ritëm shuhet", transmeton Telegrafi.

106992509 1640208958161 106992509 1640126763446 gettyimages 1237371480 AFP 9V38VE

Veçanërisht, imuniteti natyror nuk është aq i besueshëm sa imuniteti i mundësuar nga vaksina. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 62 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar. Vetëm 30 për qind e atyre njerëzve kanë marrë një dozë përforcuese, vendimtare për forcimin e mbrojtjes kundër Omicron.

Omicron është shumë ngjitës, por ndikimi në shtrimet në spital dhe vdekjet është ende i pakonfirmuar nga studiuesit, raporton cnbc.

Dr. Timothy Brewer, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA, është një nga ata ekspertët që mendojnë se “COVID-19 nuk do të zhduket kurrë plotësisht”.

Përkundrazi, njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me të. Vaksinimet e rregullta dhe trajtimet me pilula antivirale mund të kombinohen me imunitetin e lindur nga infeksioni për t'i bërë shpërthimet e dukshme më pak të rënda në vitet e ardhshme – jo ndryshe nga mënyra se si mjekët menaxhojnë gripin, një sëmundje endemike sezonale që ka shkaktuar pandemi të shumta gjatë shekullit të kaluar. /Telegrafi/