LAJMI I FUNDIT:

Omicron: Spanja është vendi më i fundit në Evropë që ka zbuluar rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Omicron: Spanja është vendi më i fundit në Evropë që ka zbuluar rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Një spital në Spanjë ka njoftuar rastin e parë të zbuluar në vend të variantit Omicron, pasi më shumë vende në Evropë po marrin masa mes frikës për variantin e ri të COVID-19.

Më herët Portugalia tha se kishte zbuluar rastet e saj të para të variantit Omicron të lidhur me lojtarët e klubit të futbollit Belenenses SAD.

Agjencia e shëndetit publik të vendit tha se testet paraprake sugjeruan se të 13 rastet e lidhura me lojtarët janë të lidhura me Omicron, përcjell Telegrafi.


Një nga lojtarët kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë.

Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën, Holandën, Gjermaninë, Republikën Çeke, Italinë dhe Belgjikën kanë njoftuar tani se kanë zbuluar raste të llojit të ri të coronavirusit.

Ndërsa ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se, ndërsa vendi i tij nuk kishte ende raste të konfirmuara, “ka të ngjarë që aktualisht të ketë raste në qarkullim”.

Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një “garë kundër kohës” ishte duke u zhvilluar për të trajtuar variantin Omicron.

Varianti i ri paraqet një rrezik global “shumë të lartë”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një përmbledhje teknike se si të përgatiteni për Omicron.

Ndryshe, OBSH tha se varianti kishte një numër të lartë mutacionesh, disa prej tyre kishin të bënin dhe tregonin për “potencialin e ‘tejkalimit’ të imunitetit dhe transmetueshmërinë më të lartë”.

Kjo do të thotë se është e pasigurt nëse vaksinat aktuale të COVID-19 do të funksionojnë kundër tij dhe se varianti ka potencialin të përhapet më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Kalo në kategori