LAJMI I FUNDIT:

Ole Gunnar Solskajer pranë rikthimit në Ligën Premier – ai u pa në stadiumin e klubit të njohur

Ole Gunnar Solskajer pranë rikthimit në Ligën Premier – ai u pa në stadiumin e klubit të njohur

Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është parë në stadiumin e një klubi nga Liga Premier, vetëm pak ditë pasi refuzoi një ofertë që erdhi në drejtim të tij. 

Pasi luajti për Unitedin për më shumë se një dekadë, Solskjaer u rikthye tek ‘Djajtë e Kuq’ në 2018 në rolin e trajnerit, duke kaluar tri vite në këtë rol para se të zëvendësohej nga Ralf Rangnick. 

Që prej se u shkarkua nga United, norvegjezi nuk ka bërë ende rikthimin në stol, krahas faktit që ka marrë oferta nga disa klubet të ndryshme. 


Sidoqoftë, vetëm pak ditë pasi refuzoi një ofertë të madhe, Solskjaer është parë në stadiumin e një klubi anglez para ndeshjes së tyre të radhës. 

Pasditen e së shtunës, Solskjaer u pa në tribuna në stadiumin ‘Molineux’ për ndeshjen e radhës të Wolverhampton Wanderers ndaj Ipswich Town. 

Tekniku norvegjez së fundmi refuzoi një ofertë nga klubi Molde aty ku kishte punuar më herët si trajner dhe lojtar. 

Për këtë arsye, prezenca e tij në ‘Molineux’ na bën të kuptojmë se ai mund të marrë drejtimin e Wolvesit në një të ardhme të afërt dhe të bëjë rikthimin në elitën e futbollit anglez. 

Në rast se ndodh kjo, Wolves mund të jetë klubi ideal për Solskjaer që ta ketë një fillim të ri në Ligën Premier pasi presioni mbi supet e trajnerit aktual Gary O’Neil po rritet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga

"Misioni im ishte t'i tregoja Barcelonës se kishte bërë një gabim" - Suarez flet për dëbimin nga Barça

La Liga
Zbulohen detaje nga kontrata e Ancelottit: Pritet të marrë një tjetër post te Real Madridi

Zbulohen detaje nga kontrata e Ancelottit: Pritet të marrë një tjetër post te Real Madridi

La Liga
Liverpooli e kërkon Harry Kane: Sulmuesi anglez foli për kthimin e mundshëm në Angli

Liverpooli e kërkon Harry Kane: Sulmuesi anglez foli për kthimin e mundshëm në Angli

Premier League
A luan Barcelona më mirë se Real Madridi? Përgjigjet Hansi Flick

A luan Barcelona më mirë se Real Madridi? Përgjigjet Hansi Flick

La Liga
Emërohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja te meshkujt, Andin Rashica do të drejtojë Kosovën U20

Emërohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja te meshkujt, Andin Rashica do të drejtojë Kosovën U20

Sport
Kalo në kategori