Oklahoma fiton në udhëtim, Lakers befasohen në shtëpi

Oklahoma City Thunder ka marrë fitoren e 25 këtë edicion në NBA.
Të udhëhequr nga dyshja Paul George e Russell Westbrook, Thunder kanë triumfuar në udhëtim tek Portland Trail Blazers me dy pikë epërsi 109:111.
Në dy çerekët e parë, më të mirë ishin vendasit që shkuan në pushim me pesë pikë diferencë.
Por çereku i tretë ishte ai që Oklahoma bëri diferencën pasi shkriu epërsinë e vendasve dhe e mbylli këtë çerek me pesë pikë diferencë për ta ruajtur deri në fund epërsinë e krijuar.
Paul George me 37 pikë, tetë kërcime e dy asistime ishte më efikasi tek mysafirët.
Me lojë të mirë u dallua edhe Russell Westbrook që realizoi 31 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.
Vendasve nuk iu ndihmuan as 23 pikët e Damien Lillard dhe 22 të tjera të Jusuf Nurkic.
Ndërkohë Los Angeles Lakers është befasuar në Stamples Center pasi ka pësuar humbje nga New York Knicks 112:119.
Mungesat e LeBron James, Kyle Kuzma dhe Rajon Rondo ndikuan që Lakers të humbasin këtë takim.
Tim Hardaway JR ishte më efikasi për mysafirët me 22 pikë e gjashtë kërcime. /Telegrafi/ Rezultatet:
Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 91:117
Boston Celtics – Dallas Mavericks 114:93
Chicago Bulls – Indiana Pacers 116:119
Memphis Grizlies – Brooklyn Nets 100:109
Miami Heat – Washington Wizards 115:109
Minnesota Timberwolves – Orlando Magic 120:103
Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks 144:112
Phoenix Suns – Los Angeles Clippers 111:121
Los Angeles Lakers – New York Knicks 112:119
Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 109:111




















































