LAJMI I FUNDIT:

Oklahoma City Thunder dhe Milwaukee Bucks siguruan finalen e Kupës në NBA

Oklahoma City Thunder dhe Milwaukee Bucks siguruan finalen e Kupës në NBA

Basketbollistet e Oklahoma City Thunder dhe Milwaukee Bucks do të luajnë në finalen e edicionit të dytë të NBA Cup.

Oklahoma City mposhti Houston Rockets 111:96 dhe u kualifikua në finale, e udhëhequr nga fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander i cili shënoi 20 nga 32 pikët e tij në pjesën e dytë.

Isaiah Hartenstein shtoi 21 pikë për Thunder, Jalen Williams shënoi 20 dhe Luguentz Dort përfundoi me 19 pikë dhe nëntë kërcime.


Amen Thompson ishte më efikasi te Houston Rockets me 19 pikë dhe Alperen Sengun shënoi 13 pikë dhe 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Milwaukee Bucks mposhti Atlanta Hawks 110:102 në gjysmëfinale të Konferencës Lindore për të kaluar në finale.

Giannis Antetokounmpo ishte i shkëlqyer me 32 pikë, Damian Lillard shtoi 25, ndërsa Brook Lopez shënoi 16 pikë për Milwaukee.

Trae Young shënoi 35 pikë, së bashku me 10 asistime dhe shtatë kërcime për Hawks, ndërsa Jalen Johnson dhe De’Andre Hunter shënuan secili nga 15 pikë, por që në fund nuk mjaftuan.

Ndeshja finale është planifikuar të luhet në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkure, derisa në edicionin e parë të Kupës në NBA kishte triumfuar LA Lakers. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori