LAJMI I FUNDIT:

OKB: Pandemia ka shtuar pabarazinë në botë

OKB: Pandemia ka shtuar pabarazinë në botë

Puna e parë që duhet bërë sivjet është luftimi i Covid-19, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kur flet për prioritetet në punën gjatë këtij viti  të organizatës që  ai drejton. “Vaksina është prova e parë morale që kemi përpara”, theksoi ai në fjalimin e mbajtur (28.01) para Asamblesë së Përgjithshme. Ai tregon se vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. “Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo,” thotë shefi i OKB.

Vitin që kaloi bota humbi 2 milionë vetë. Qeveritë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e popullsisë së tyre, por Covid nuk mund të luftohet vetëm në një vend. Studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trillion dollarë. Pasi numëron hapat që duhen ndjekur për të luftuar Covidin, Guterres thotë se “bota nuk mund të shpëtojë nga virusi nëse ekonomia lufton për ekzistencë.” Ai kërkon fillimin e një programi të qëndrueshëm shpëtimi.

Vendet e pasura janë duke zbatuar programe shpëtimi me vlerë triliona dollarë, tregon shefi i OKB, kurse vendet e varfra kanë qenë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2 përqind të prodhimit të brendshëm në vend. Guterres kërkon lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.


Luftimi i Covidit, ringritja ekonomike dhe klima janë prioritetet kryesore në vitin që sapo ka filluar, të cilin Guterres e quan kritik për klimën dhe biodiversitetin.”Ka ardhur koha që carbonit t’i vendoset çmimi që ka”, thotë Guterres.

2021 viti i shpresës

Humbjet ekonomike vazhdojnë të rriten, në një kohë kur numri i vendeve të punës ka rënë me 500 milionë vende pune. Pabarazia vazhdon të rritet, varfëria po arrin ekstremet, biodiversiteti po bie. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin tensionet gjeopolitike janë duke penguar përpjekjet kolektive për të vendosur paqen. Nevojat për ndihma humanitare janë në rritje, rreziku nga armët atomike dhe kimike është në rritje, të drejtat e njeriut po zbehen, gjuha e urrejtjes është në rritje. Më keq nuk bëhet. Me një fjalë 2020 solli shumë tragjedi dhe vuajtje, 2021 duhet të jetë viti i kthimit të botës në rrugën e duhur.

Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. “Më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë,” thotë ai duke shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. “Pandemia i ka bërë gjërat më keq,” thotë Guterres, i cili kërkon Kontratë të Re Sociale. /DeutscheWelle/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë

Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë

Australia
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Kalo në kategori