LAJMI I FUNDIT:

OKB miraton rezolutën ‘historike’ për drejtësi, për të mbijetuarat e përdhunimit

OKB miraton rezolutën ‘historike’ për drejtësi, për të mbijetuarat e përdhunimit

OKB ka miratuar një rezolutë, e cila konsiderohet si historike, kundër sulmeve seksuale e cila synon të sigurojë qasje në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.

Votim u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Në tekstin, i cili u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme e OKB u kërkon vendeve të marrin masa efektive, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që të kenë qasje në drejtësi.


Kjo është hera e parë që OKB-ja ka miratuar një rezolutë të pavarur që njeh përdhunimin në kohë paqeje, sipas Amanda Nguyen, themeluese e një OJQ .

“Ajo që po u kërkojmë njerëzve nuk është vetëm të kuptojnë se stigma e përdhunimit është diçka që duhet hequr, por edhe të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin: çfarë keni bërë për këtë”, tha ajo.

Një ekspozitë në selinë e organizatës në Nju Jork me titull “Çfarë kishe veshur?” qëndroi për ditë të tëra e hapur për të theksuar se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori