OKB: Bullgaria duhet ta mbroj minoritetin maqedonas, deri më tani ka shfaqur diskriminim

“Bullgaria ka detyrimin të respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kur iu kërkua nga mediat të komentonte mbi kërkesat e Bullgarisë ndaj bullgarëve që të përfshiheshin në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa kundër saj ka 14 aktgjykime nga Gjykata e Strasburgut për shkelje të të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin që një ekspert i pavarur i OKB-së për çështjet e pakicave i paraqiti Këshillit të të Drejtave të Njeriut në korrik 2011, sipas të cilit Qeveria e Bullgarisë i kërkohet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe shoqërimin e anëtarëve të minoriteti maqedonas.
“Raporti i bën thirrje qeverisë bullgare të sigurojë dhe mbrojë të drejtat e garantuara në dispozitat kushtetuese të vendit për respektimin e të drejtës për vetëvendosje etnike, duke përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe lirinë e asociimit të pjesëtarëve të pakicës maqedonase. Raporti thekson gjithashtu se politikat në lidhje me njohjen dhe të drejtat e grupeve minoritare duhet të vlerësohen kundrejt detyrimeve të shtetit sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, thotë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë raport theksohet se Qeveria e Bullgarisë “e mohon ekzistencën e pakicës etnike maqedonase”, duke pretenduar se pjesëtarët e këtij komuniteti janë në fakt bullgarë etnikë.
Në të thuhet gjithashtu se “gjuha maqedonase nuk njihet, as nuk mësohet në shkolla dhe maqedonasit nuk janë të përfaqësuar në Këshillin Nacional për Bashkëpunim për Çështjet Etnike dhe Integruese”.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se të drejtat e pakicave mbrohen nga traktate të ndryshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, dhe si nënshkruese e të dy traktateve, Bullgaria ka detyrimin për të respektuar detyrimet që rrjedhin prej tyre.
“Ligji kombëtar duhet të njohë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që asnjë individ apo grup të mos pësojë disavantazh apo trajtim diskriminues në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht si përkatësi (ose jo) ndaj një grupi etnik, fetar, gjuhësor apo ndonjë grupi tjetër”, thuhet në sqarimin e OKB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe