LAJMI I FUNDIT:

OJQ “TOKA” publikon të dhënat në kuadër të Pilot Projektit “Mësimdhënësit e të Ardhmes”

OJQ “TOKA” publikon të dhënat në kuadër të Pilot Projektit “Mësimdhënësit e të Ardhmes”

OJQ “TOKA” në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe me shtatë shkolla fillore të komunës së Prishtinës ka nxjerrë të dhënat e programit dy mujor ku janë trajnuar 15 studentë të Fakultetit të Edukimit dhe rreth 400 nxënës të shkollave fillore të komunës së Prishtinës.

“Nga ky trajnim janë mbledhë të gjitha të dhënat nga studentët dhe nxënësit për matjen e parë (Faza 1) dhe për matjen e dytë (Faza 2).
Në fazën e parë, studentët e kanë plotësuar pyetësorin para se të fillojnë mbajtjen e orëve praktike me kurrikulën e re, kurse në fazën e dytë ata e kanë plotësuar pyetësorin menjëherë apo një javë pas, pas përfundimit të të gjitha orëve praktike. Nga të dyja grupet e pjesëmarrësve të cilët janë testuar, 15 prej tyre janë trajnuar paraprakisht nga “TOKA” dhe 12 të tjerë kanë qenë të patrajnuar”, thuhet në njoftim.

Matjet e bëra tregojnë se studentët e trajnuar nga “TOKA” për përdorim të metodologjisë së të nxënit përmes përvojës kanë shfaqur më shumë motivim gjatë praktikës studentore në krahasim me studentët e pa trajnuar.


“Në përgjithësi, këto rezultate tregojnë që studentët e trajnuar ndihen fillimisht më të pasigurt krahasuar me studentët e patrajnuar, por që kjo pasiguri zhduket gjatë fazës së praktikës, dhe që studentët e trajnuar tregojnë më shumë motivim gjatë praktikës. Gjithashtu dhe nxënësit e shkollave fillore të cilët kanë qenë pjesëmarrës në klasat ku janë udhëhequr nga studentët e trajnuar nga “TOKA” kanë raportuar më pak vështirësi në të mësuarit e lëndës së gjuhës shqipe. Mbi 80% e nxënësve pjesëmarrës në pilot projekt janë shprehur që kanë dëshirë ta kenë të njëjtën qasje të mësimdhënies edhe në lëndët e tjera sikurse në gjuhën shqipe. Kjo tregon se qëndrimet ndaj lëndës së gjuhës shqipe janë përmirësuar vetëm tek nxënësit që kanë ndjekur mësimin me studentët e trajnuar nga “TOKA” duke pasur më pak vështirësi në mësimnxënie”, thuhet në njoftim.

Më datën 4 nëntor ditën e enjte OJQ “TOKA” do të marr pjesë në emisionin “ON AIR” në Radio Kosova 1 tek Behare Bajraktari, ku do të shpalosin më shumë detaje rreth projektit.
Ky projekt është mbështet etur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori