LAJMI I FUNDIT:

Ohri në sytë e gazetës britanike ”the Guardian”

Ohri në sytë e gazetës britanike ”the Guardian”

Gazeta e njohur britanike ‘the Guardian” ka përfshira disa qytete shqiptare në një artikull turistik dhe jep përshkrime dhe arsye se përse duhet vizituar për një fundjavë të këndshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, këto qytete të vogla mund të mos jenë sa forca kulturore evropiane e qyteteve të mëdhaja, por kjo është arsyeja e vizitës së tyre, duke shtuar se të gjithë janë të larmishëm dhe të arritshëm me linjë ajrore.

Në këtë listë, the Guardian ka përfshirë qytetet si Kotori, Plovdivi, Pulla, Palanga, Alesundi, Hania, Olbia, Prishtina, Tirana dhe Ohri.


Ohri përshkruhet si një qytet i qetë pranë liqenit të gjërë me të njejtin emër, me mbi 200 specie endemike të florës dhe peshqive. Më tej, përmendet se qyteti vizitohet edhe nga disa lloj shpezësh, si pelikani dalmatin dhe disa lloje shqiponjash.

Guardian e përshkruan Ohrin si një qytet i rrethuar me male, si vend relaksues dhe xhentil, duke spikatur kalaja e Samoilit, mbretit bullgar, pastaj parkun kombëtar të Galiçicës, njërin nga parqet me biodiversitet më të lartë në Evropë. Shkrimin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/