Hotelet më të mëdha në rivierën Ohër-Strugë për fundjavën e zgjatur festive shënojnë frekuencë të ulët me vetëm 20 deri në 30 për qind. Disa prej tyre as nuk do të hapen fare këto ditë, pavarësisht se Ohri do të jetë i mbushur me mysafirë. Por, shumica e mysafirëve do të jenë në apartamentet apo shtëpitë e tyre të fundjavës. Objektet private të akomodimit janë rezervuar vetëm gjysma. Parashikimi për një fundjavë të paqëndrueshme moti ka një efekt shtesë të keq.
“Ne vendosëm të mos punojmë për festat e Pashkëve, sepse kapaciteti i hoteleve është shumë i madh dhe për të përballuar shpenzimet duhen minimumi 50 mysafirë…“,tha Filip Mishevski – menaxher i përgjithshëm i një hoteli në Ohër.
Hotelierët presin që më shumë mysafirë të fillojnë të vijnë duke filluar nga festat e 1 Majit. Tashmë ka njoftime për grupe të organizuara nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
“Me festat e 1 Majit pritet edhe nisja e sezonit turistik, kur ambientet hoteliere duhet të mbushen plotësisht”, theksoi Natasha Cvetanoska – menaxhere hoteli.
“Realisht në treg për sezonin e ardhshëm turistik nga muaji maj, mund të themi me siguri se ka një interes të madh për akomodimin si në ambientet hoteliere ashtu edhe në akomodimet private…”, shtoi Ljupço Cvetanoski-hotelier.
Në hotele dhe apartamente private tashmë janë bërë 70-80% e marrëveshjeve dhe qirave. Pritjet janë që ky sezon turistik të jetë shumë më i mirë se dy vitet e fundit. Më të shumtët do të jenë turistë nga Holanda, Turqia, Polonia, si dhe turistë nga Serbia.
Ndryshe, çmimet e aranzhimeve janë 30% më të larta këtë vit, si dhe janë rritur çmimet e shërbimeve të gastronomisë në kafene dhe restorante./Alsat
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi