Viti i ri shkollor po afron dhe Cineplexx ka përgatitur një ofertë të veçantë për të ndihmuar fëmijët tuaj të festojnë kthimin në shkollë në një mënyrë të veçantë. Nga data 1 deri më 8 Shtator, kinematë tona në Prishtinë dhe Prizren ofrojnë bileta të veçanta për fëmijët deri në 14 vjeç, për vetëm 2.80€ në Prishtinë dhe 2.50€ në Prizren!Cineplexx sjell "Back to School" duke rikthyer në ekranin e madh filmat më të preferuar të fëmijëve si:- Trolls - Një festë ngjyrash dhe muzikë: Bashkohuni me Trolls në një aventurë të ndritshme dhe muzikore që do t'i bëjë të gjithë të vallëzojnë nga kënaqësia.- Inside Out 2: Zbuloni më shumë për emocionet dhe ndjenjat e brendshme në këtë vazhdim të magjishëm të Inside Out, që do të sjellë emocion dhe ndjeshmëri për të gjithë.- Kung Fu Panda 4: Pandu Po është rikthyer për një tjetër aventurë të jashtëzakonshme plot aksion dhe humor. - Despicable Me 4: Bashkohuni me Gru dhe minionët e tij në këtë episod të ri të plotë me komedi dhe aksion të pafund.- Garfield: Përjetoni aventurat e macës më të famshme dhe të dashur në një film të mbushur me humor.

456959584 495567769772307 4856959784565947800 n 67


Kjo nuk është e gjitha, në Cineplexx nga 1 shtatori mund të fitoni Fries apo Ice Cream FALAS nga KFC! E kjo vlen për të gjithë ata që shikojnë njërin nga filmat e "Back to School".

Back To School Post Prz 4

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të përfunduar verën me një përvojë filmash të jashtëzakonshëm dhe për të filluar vitin e ri shkollor në një mënyrë festive. Mos e humbisni këtë ofertë të veçantë dhe rezervoni biletat tuaja tani përmes: aplikacionit CineplexxKs, web-it apo edhe fizikisht në kinema!Po ashtu, këtë të diele të parë të muajit shtator kemi edhe ofertën Super Saver, ku mund të shihni këta filma:
- Combat Wombat : Back 2 Back- Twisters- Maxxxine- A Quiet Place: Day One- ArcadianMos e humbisni, sepse kjo ofertë vjen vetëm njëherë në muaj, çdo të dielë të parë të muajit! Super Saver vetëm në Cineplexx!Cineplexx bota jonë e kinemasë!