LAJMI I FUNDIT:

OEMVP për masat e Qeverisë: E mbushin arkën e shtetit, dëmtohen kompanitë dhe rrezikohen vendet e punës

OEMVP për masat e Qeverisë: E mbushin arkën e shtetit, dëmtohen kompanitë dhe rrezikohen vendet e punës

Në fillim me ngrirjen e çmimeve, e tash me rritjen e TVSH-së për disa produkte, Qeveria për qëllim final e ka mbushjen e buxhetit shtetëror, e jo uljen e çmimeve për qytetarët, vlerëson drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Durim Zeqiri, duke shtuar se ato që e pësojnë janë kompanitë.

“Këtë e themi sepse nuk mund të ulen çmimet kur në kurriz të kompanive ngrihen çmimet, ndërkaq në anën tjetër rritet TVSh-ja, që i bie përsëri do të kemi çmime të rritura”, tha Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv OEMVP.

Ngrirja e çmimeve paralelisht me rritjen e TVSH-së, sipas Zeqirit, nuk ka të bëjë as me uljen e inflacionit.


“Nuk jemi kundërt mbushjes së arkës shtetërore, por jemi kundër kur arka mbushet në mënyrë të parregullt duke i penalizuar kompanitë e ndryshme, siç ishte me rasti me tatimin solidar”, dekalroi Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv OEMVP.

Këto masa, përfshirë edhe tatimi solidar, sipas Zeqirit, do ta nxisnin ekonominë gri, e që mund të rrezikojë edhe vendet e punës në sektorin privat.

“Si mund të tatohen ata, pastaj t’u rrezikohet vendi i punës e më pas çka, të bëjmë ndonjë masë për t’i mbështetur ata të papunë. Nuk është logjike. Ne duhet të promovojmë rritje të vendeve të punës, rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik. E mendoj që gjitha këto nuk i shërbejnë një iniciative e vizioni të tillë”, tha Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv OEMVP.

Duke folur për problemet me të cilat më shumë përballet biznesi në vend, Zeqiri përmendi likuiditetin dhe mungesën e fuqisë punëtore. Sektorët me më shumë mungesë punëtorësh janë industria e rëndë, ndërtimtaria dhe hotelieri-turizmi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori