OEM: Realizohet vetëm 14% e shkëmbimit tregtar ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
Është realizuar vetëm 14% e shkëmbimit tregtar ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa edhe më i ulët është ndërveprimi biznesor në kuadër të Ballkanit të Hapur, thonë nga Oda Ekonomike.
Ndër barrierat renditen burokracia administrative dhe doganore, ekonomia ndërkufitare jo formale, mungesa efikasitetit të administratës për dhënien e dokumentacionit në kohë, bie fjala për lejet fito-sanitare etj.
Nga Oda thonë se kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të gjitha shërbimet të punojnë 24 orë siç punon kufiri dhe jo vetëm në turnin e parë, që krijon pritje të gjata të kamionxhinjëve në terminalet doganore.
“Kjo shifër prej 14% është për shkëmbimin tregtar të gjitha 6 shteteve e rajonit në Ballkanin Perëndimor, ku dominon Serbia, pastaj Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria. Vendet e rajonit më tepër tregtojnë me shtetet e BE-së kur shkëmbimin tregtarë e kanë 5 fish më të lartë se sa vendet e CEFTA-s. Andaj duhet të bëhen përpjekje që edhe ky bashkëpunim ndër rajonal të përforcohet në një treg të përbashkët rajonal”, tha Vllatko Stojanoski, Oda Ekonomike.
Nga Oda nuk deshën të komentojnë nëse ndryshimet politike do të ndikojnë në ekonominë e vendit, duke pasur parasysh se edhe në Bashkimin Evropian tani dominojnë forcat e djathta. Por, thonë se kjo do të analizohet në periudhën në vazhdim deri në formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
“Çështja është që sa ofrohen kompanitë e rajonit një ndërveprimin biznesor aq më lehtë do ta kenë firmat e gjithë rajonit të konkurrojnë në tregun Evropian. Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkojë forcat për të pasur një qasje të përbashkët dhe të jenë më të fuqishme”, u shpreh Sonja Nikollova, Oda Ekonomike.
Nga Oda Ekonomike është hapur edhe mbështetje teknike on-line për kompanitë të vogla dhe të mesme, një program i cili do të jetë falas për qasjen e kompanive të rajonit për në tregun evropian.
70 kompanitë e para që do të aplikojnë do të marrin mbështetje për plasmanin e prodhimeve të tyre në treg e BE-së në fushën e ndërtimtarisë, infrastrukturës, automobilistikes, metalurgjisë dhe tekstilit./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!