LAJMI I FUNDIT:

OEK-u udhëheqëse e bashkëpunimit ekonomik rajonal

OEK-u udhëheqëse e bashkëpunimit ekonomik rajonal

Në kuadër të angazhimeve të filluara me Samitin e Berlinit dhe të vazhduara në dy vitet e fundit me Samitin e Vjenës dhe Parisit, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është duke zhvilluar një varg aktivitetesh me odat homologe nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore.

Në këtë vazhdë dje në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, Oda Ekonomike e Kosovës, bashkë me Odat Ekonomike të rajonit të Evropës Juglindore nënshkruan marrëveshjen për krijimin e një hapësire të përbashkët digjitale me qëllim të avancimit të rritjes së sektorit privat në të gjitha vendet e rajonit, përmes digjitalizimit të ekonomive dhe rritjes së produktivitetit.

Gjithashtu në aspektin bilateral u zhvilluan takime me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe Kroacisë, Samo Hribar Milić, respektivisht Luka Burilovic me të cilët u diskutua mbi nevojën e forcimit të Forumit Investiv të Odave dhe angazhimit për projekte dhe aktivitete të karakterit rajonal, veçanërisht promovimit të bizneseve dhe takimeve të formatit B2B.


Të dy udhëheqësit e odave homologe nga Kroacia dhe Sllovenia, konfirmuan pjesëmarrjen institucionale dhe afariste në Panairin e Produkteve Bujqësore, që do të organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës, në datat 28 – 31 shtator 2016 në Prishtinë, me pjesëmarrje të mbi 100 kompanive vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori