Përveç kufizimit në aktivitetet e ndërmarrjeve, pandemia COVID-19, ka ndikuar edhe në proceset gjyqësore.
Kështu u tha në panelin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lidhur me punën e gjykatave përgjatë situatës në të cilën ndodhet Kosova pas shpërthimit të pandemisë.
Bajram Miftari nga Departamenti për Çështje Ekonomike u shpreh se që nga konfirmimi i rastit të parë të infektuar me virusin COVID-19, Këshilli Gjyqësor mori vendim për të reduktuar të gjitha aktivitetet gjyqësore.
“Pas marrjes se vendimit dhe njoftimit të bizneseve për këtë vendim është diskutuar për modalitetet e implementimit të tij dhe si rrjedhojë u vendos që seancat dëgjimore të shtyhen dhe të punohet me kapacitete të reduktuara duke u fokusuar kështu në çështjet të cilat mund të përfundohen pa kontakt fizik me palë”, tha Miftari.
Ai gjithashtu tha se gjykatat dhe administrata kanë vazhduar të ofrojnë shërbimet e tyre ndaj bizneseve duke i rishikuar lëndët, duke shtuar se megjithatë për shkak të pandemisë gjatë muajit mars janë lëshuar vetëm 30 aktgjykime që është numër i vogël krahasuar me muajt para pandemisë por prioritet kanë rastet e natyrës urgjente si ato penale, çështjet e paraburgimit dhe dhuna në familje.
Miftari diskutoi për idenë e aplikimit të platformave nga distanca për zgjedhjen e kontesteve komerciale, e sidomos atyre që trajtohen përmes metodave alternative, siç është rasti me ndërmjetësimin.
Krejt në fund, gjyqtari Bajram Miftari tha se shtyrja e afatit të pritjes për seance dëgjimore ka ndikim të madh tek bizneset dhe se një rast gjyqësor është vital për të ardhmen e tyre dhe gjithashtu siguroi se pas përfundimit të kësaj gjendje, seancat do të caktohen me radhë ashtu siç kanë qenë para pandemisë.
Krenar Berisha nga Departamenti Fiskal tha se pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, Gjykata ka pranuar paditë, kërkesat dhe kundërshtimet ndaj vendimeve administrative të cilat janë regjistruar dhe proceduar në mënyrë të rregullt duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur ulje të lëndëve por kjo mund te ndodh disa muaj më vonë pas përfundimit të mundshëm të pandemisë.
Berisha gjithashtu foli edhe për metodat alternative të zgjidhjes së kontesteve, megjithatë theksoi se ato nuk mund të implementohen lehtazi për shkak se ky departament shqyrton ligjshmërinë e akteve administrative të nxjerra nga institucionet e administratës publike.
Ai tha se sa i përket ndryshimeve specifike të sjella nga rrethanat gjyqtarët kryesisht janë ballafaquar me masa të sigurisë të cilat i kanë propozuar bizneset. Deri më tani pandemia nuk ka shkaktuar dëme të mëdha tek gjyqësori, saktësisht këto departamente, por, dëmet potenciale mund te vërehen në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës