Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se beson se situata e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon ekonomia e vendit kërkon edhe qasje dhe veprime të jashtëzakonshme.
Sipas OEAK-ut, janë për keqardhje dhe të papranueshme veprimet e ngadalshme të institucioneve të Kosovës në ofrimin e përkrahjes për sektorin privat pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, në një kohë kur ndërmarrjet e këtij sektori ndodhen para një kolapsi.
“Oda Ekonomike Amerikane beson se përkrahja për sektorin privat dhe rimëkëmbjen ekonomike duhet të zënë vend në diskursin e përditshëm politik në vend të temave boshe të cilat përveç se nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Kosova, thellojnë përçarjen politike tash kur dialogu konstruktiv dhe veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe nuk kanë alternativë. Oda Amerikane thërret edhe një herë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të aprovojnë pa vonesë buxhetin e rishikuar për vitin 2020 i cili do të mundësonte vazhdimin e zbatimit të masave në përkrahje të sektorit privat, si dhe të aprovojnë me procedurë të shpejtë edhe Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të çelte rrugën për zbatimin e masave të rimëkëmbjes, e me këtë edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare, si burime të rëndësishme për zbatimin e masave të sipërcekura”, thuhet në reagim.
Odat thotë se çfarëdo zvarritje e paarsyeshme që do të vononte përkrahjen për ndërmarrjet e sektorit privat do t’i jepte goditje të papërballueshme këtij të fundit, ndërsa do t’i bënte bashkëfajtore partitë politike, në procesin e kolapsit të sektorit privat, mbylljes së vendeve të punës, dhe përkeqësimit të gjendjes sociale.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit se përveç veprimeve që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike, Qeveria dhe Kuvendi duhet të demonstrojnë një qasje më dinamike edhe në aspektin e agjendës legjislative, duke përshpejtuar hartimin dhe aprovimin e ligjeve të cilat do të përmirësonin mjedisin e të bërit biznes si dhe ofertën e vendit para investitorëve të huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri