LAJMI I FUNDIT:

Oda e Infermierëve: Mbi 1,700 infermierë marrin trajnim profesional

Oda e Infermierëve: Mbi 1,700 infermierë marrin trajnim profesional

Rreth 1,700 infermierë të pa punë dhe të punësuar në sektorin privat po i nënshtrohen procesit të edukimit të vazhdueshëm profesional, që do t’iu mundësojë atyre grumbullimin e pikëve të mjaftueshme për rilicencim.

Elda Pasha e cila punon në sektorin privat si teknike e farmacisë, thotë se ka pasur shumë vështirësi për të ndjekur trajnime në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional.

Një mundësi e tillë me organizimin e Odës së Infermierëve të Kosovës, asaj i është mundësuar të ndjek një trajnim në fushën e infermierisë.


“Për ne ka qenë lehtësim shumë i madh t’u e pasur parasysh ndryshimin në paga që kemi mes teknikëve dhe farmacistëve, kostoja që ne po paguajmë për trajnimet tjera është shumë e lartë. Për shembull, konferenca e fundit ka qenë pesëdhjetë euro, që unë e kam ndjekë. Kjo e Odës ka qenë pa pagesë dhe kjo ka qenë shumë e mirëseardhur, sidomos që është organizuar ditën e diele, kur ne kemi ditë të lirë në punë”, ka thënë Pasha.

Ndërkohë, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, bashkë me dy zëvendës kryetarët dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të OIK-ut, të dielën ka vizituar gjitha pikat e trajnimit në shtatë regjione të Kosovës.

Rrustemaj ka përshëndetur aktivitetin që po mbahet në nivel vendi e për të cilin kanë shprehur interesim shumë të madh infermierët e pa punë por edhe ata që janë të punësuar në sektor privat.

“Edhe për ju që nuk punoni, dhe ndoshta keni konkurruar disa herë por deri tani nuk keni pasur mundësi të jeni pjesë e institucioneve, ne gjithmonë si OIK do të mendojmë për vazhdimin e edukimit tuaj. Kjo, që edhe ju, pavarësisht se nuk jeni deri në këto momente duke punuar, të keni mundësi të ndjekeni trajnime nga fusha e edukimit të vazhdueshëm profesional”, ka thënë Rrustemaj.

Ai ka shtuar se OIK do të organizoj trajnime të paktën një herë në vit edhe për infermierët e pa punë dhe ata që punojnë në sektorin privat.

“Kështu që po shoh një interesim shumë të madh dhe këto trajnime do të mbahen në nivel të gjithë Kosovës”, ka thënë Rrustemaj.

Në kuadër të këtij trajnimi po marrin pjesë 1,700 profesionistë shëndetësorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori