Masat shtrënguese që mund të merren në mbroje nga Covid-19 nga java e ardhshme prej Qeverisë së re, pritet të kundërshtohen nga bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë në vend.
Madje, drejtues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i drejtohen edhe me një letër të hapur kryeministrit të ri Albin Kurti, me anë të së cilës besojnë dhe shpresojmë që të ketë bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë, ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva thotë në një intervistë për KosovaPress që duhet të mos merret vendimi nga qeveria e Kosovës ad-hoc për masat e reja antiCovid, sepse sektori i Hotelerisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia.
“Mundemi me pësuar të gjithë, mundemi me fituar të gjithë, dhe për mos me ardhur deri te e keqja mirë është që qeveria me i marrë rekomandimet tona. E para është ta ruajmë biznesin normal duke respektuar të gjitha format që ta ruajmë edhe shëndetin. Por deri më tani me plotë përgjegjësi po ju themi që deri më tani nuk ka qenë vatër dhe as nuk është vatër gastronomia dhe hoteleria e pandemisë. Kemi x shembuj, të cilët e argumentojnë këtë. Nuk jam ekspert i kësaj fushe të shëndetësisë, por megjithatë në bazë të analizave që i kemi bërë si Odë ka dalë që nuk është. Nëse kishte me qenë vatër e pandemisë ne sot kishim me mbërri 2 – 3 mijë të infektuar”, thotë Sogojeva.
Kryetari i kësaj ode thekson se ndihma e shtetit deri tash në pandemi ka qenë një lëmosh, dhe për këtë rekomandon Qeverinë Kurti 2 që të gjej zgjidhje për të dalë nga kjo krizë.
“Është mirë që kjo qeveri fillimisht të analizojë gjendjen mirë, të konsultohemi së bashku. Rekomandimet tona t’i merr, edhe përveç masave që ndoshta mund t’i merr, e jona është që kjo qeveri të mendon edhe për Ligjin e Rimëkëmbjes, që mjetet të cilat janë paraparë për këtë sektor janë një lëmosh nuk është ndihmë. Absolut nuk është ndihmë. Prandaj rekomandojmë qysh tani që ne do të jemi bashkëpunues por duke marrë rekomandimet tona që dalim sa më shpejt prej kësaj krize”, thekson ai.
“Nuk e përjashtojmë mundësinë, ne kemi organet, por mendoj se ata që mendojmë me drejtuar mirë një dikaster, ata të cilët janë përgjegjës për këtë ligj, mendoj që nuk do të vjen deri te ajo që nesër me pasur reagime të arsyeshme. Ne po themi ejani bashkëpunojmë që mos me ardhur deri te reagimet që në qoftë se vijnë vendime ad-hoc dhe nuk janë të pëlqyeshme, është normale që nesër pasnesër nëpërmjet organeve ne marrim vendime dhe nuk përjashtohet çdo lloj forme edhe demokratik, edhe më të fortë. Jo që do t’i kundërshtojmë, por ne nuk po dëshirojmë me ardhur deri tek kundërshtimi. Për mos me ardhur deri te kundërshtimi e para te bashkëpunimi. Ejani bashkëpunojmë merrni rekomandimet tona, po i marrim rekomandimet e juaja, cila është më e mira për me shpëtuar shëndetin dhe për me shpëtuar biznesin, atëherë e aprovojmë”, thotë ai.
Ai ka kërkuar që si Odë e Hotelerisë dhe Turizmit të kenë një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.
Në letrën drejtuar kryeministrit po ashtu thuhet se janë dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar, dhe për këtë kërkojnë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri