Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Kështu u tha në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ku u diskutua për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci.
Drejtori i Institutit “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, tha se lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik.
Ai theksoi se Lista Serbe është një ombrellë e maskuar legalisht për destabilizimin e Kosovës.
“Serbia është strukur në botën autoritare ruse dhe kineze për ta vazhduar politikën ekspansioniste. Lufta e saj hibride kundër Kosovës që mund të përkufizohet si ndërhyrje politike, ekonomike dhe sigurisë përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik dhe konsolidimin e saj ndërkombëtarë. Ndikimet në proceset zgjedhore, qoftë lokale apo parlamentare ajo i ka konsideruar gjithmonë një mundësi të mirë sabotimi…
Tendenca të tilla dhe qasje e njëjtë e ndërhyrjes nga Serbia po vërehet edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia e Vuçiqit ka bërë thirrje që të votohet vetëm Lista Serbe. Qeveria e saj është mobilizuar që të mbështesë me të gjitha mjetet, duke përdorur edhe metodat financiare.
Angazhimi i Serbisë për t’ia siguruar 10 mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës s’ka të bëjë vetëm me qëllimin për kontroll por edhe me mesazhin për mbështetjen absolute për mekanizmin e besueshëm të Beogradit për serbët e Kosovës. Ndërkaq, sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, udhëheqjen e të cilit që e ka pranuar vet nënkryetari Milan Radoiçiq tregon se Lista Serbe nuk është thjesht një subjekt politik, por është një ombrellë e maskuar legalisht për aktivitete hibride për destabilizimin e Kosovës”, tha ai.
Pjesë e kësaj tryeze diskutimi ishte edhe gazetari nga Serbia, Radomir Dimiq, i cili tha se Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në procesin zgjedhor në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.
Ai përmendi edhe ndikimin e Listës Serbe në Kosovë, që sipas tij, po përdoret nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Kosovës.
“Ideja është që përmes Listës Serbe të krijohet interesi gjeopolitik i Beogradit dhe të zgjerohet ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe të destabilizohet rregullimi kushtetues i Kosovës…Ka shpresë edhe te presidenti amerikan Donald Trump.
Pikërisht Vuçiq ka iniciuar kthimin edhe të policisë rajonale. S’ka dyshime se të gjitha këto janë forma të luftës hibride, jo vetëm në zgjedhje në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe për të gjitha këto Bashkimi Evropian nuk po reagon kundër këtyre gjërave. Prandaj dëshiroj t’i paralajmërojë serbët në Kosovë se të gjitha këto gënjeshtra munden t’iu kthehen në të kundërtën dhe të kthehen në një pozitë edhe me të rëndë sesa që janë. Nuk duhet të bazohen te Milan Radoiçiq, i cili është ende në liri. Ai nuk është instaluar rastësisht si një figurë kriminale kryesore që është instaluar nga Beogradi”, shtoi ai.
Në anën tjetër, ambasadori i Finlandës, Matti Nissien, tha se lufta hibride kundër Kosovës më shumë po manifestohet përmes fushatave keq informuese që synojnë ndarjet etnike.
“Sa i për ketë Kosovës këto manifestohen përmes fushatave keq informuese, narrtiavave false që synojnë ndarjet etnike dhe të minojnë besimin tek institucionet. Presionet gjeo-politike, narrativë që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, krijohet mosbesim, cenueshmëri e infrastrukturës, siç ishte rasti i fundit në Zubin Potok. Kjo demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes”, theksoi ai.
Edhe të pranishmit të tjerë në këtë konferencë vunë në pah ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës