Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” po mban sot në Prishtinë forumin me temën “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike”, ku përfaqësues institucionalë, ambasadorë dhe njohës të fushave të ndryshme po diskutojnë mbi sfidat që po e shoqërojnë procesin zgjedhor të 12 tetorit në Kosovë.

Në këtë forum u theksua se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm një proces politik, por një provë e rëndësishme për stabilitetin demokratik, sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit.


Drejtori në Instituin Octopus, Arben Fetoshi tha se në fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Kosova vazhdon të ketë një teren të operacioneve kërcënuese, sipas tij jo vetëm me propagandë dhe narrativa nxitëse por edhe me ndërhyrje politike dhe financiare. /KP/