Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të mërkurën ka bërë ndarjen e çmimeve për pesë videot më të mira nga videogara “Kërko llogari”, e cila u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Me këtë rast, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka theksuar se ai personalisht asnjëherë nuk do të votonte një parti, e cila ka përkrahur kriminelët.
“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ai.
Ndërkaq drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka folur rreth projektit për llogaridhënie dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të tij me qëllim të fuqizimit të votuesve të rinj.
“Përmes aktiviteteve të këtij projekti për herë të parë studentët dhe të zgjedhurit e tyre janë ballafaquar drejtpërdrejtë, kanë njohur më mirë njëri tjetrin, kanë komunikuar dhe kësisoj kemi tentuar që në mesin e të rinjve të instalojmë një kulturë të re të mbajtjes së politikanëve përgjegjës për premtimet dhe veprimet e tyre. E sa i përket videogarës unë mund të them se artikulimi i të rinjve për 15 sekonda gjatë videove është më kreativ se sa i kryetarëve të komunave prej nga vinë këta të rinj”, ka thënë ndër të tjera Kryeziu.
Ndryshe, gara ka pasur për qëllim të nxjerrë në pah idetë e të rinjve lidhur me atë se cila do të ishte gjëja e parë që do të bënin nëse ata do të zgjidheshin kryetar apo kryetare e komunës ku banojnë. Të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë qytetarët e Kosovës ndërmjet moshës 17 dhe 24 vjeç, nëpërmjet një video 15 sekonda, e cila duhej të përmbante zërin dhe pamjet e personit apo grupit që ka aplikuar.
Në garë ishin gjithsej 27 video dhe juria në përbërje prej përfaqësuesve të KDI-së dhe Ambasadës Britanike kanë zgjedhur pesë videot më të mira të cilat janë shpërblyer me çmimet në vijim: Agnesa Jashari – Gjilan, Paris Guri – Ferizaj, Erza Kurti – Prishtinë, Çlirimtar Morina – Malishevë dhe Anila Mustafa – Prishtinë, thuhet në njoftimin e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës