Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thënë se diskutimet për ndryshimet kufitare dhe për luftë janë të papërgjegjshme.
O’Connell ka thënë se Britania e Madhe mbështet aspiratat euro-atlantike të shteteve nga Ballkani Perëndimor, por jo edhe ngritjen e tensioneve.
“Ne mbështesim aspiratat e të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për BE-në. Diskutimet për ndryshimet kufitare ose luftëra janë të papërgjegjshme, ngritin tensione dhe dëmtojnë stabilitetin rajonal”, ka shkruar O’Connell në Twitter.
We support EU aspiration of all WB countries. Talk of border changes or war is irresponsible, raises tensions, harms regional stability.
— Ruairi O'Connell (@oconnellruairi) April 21, 2017
Deklarata më e fortë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duke kritikuar Bashkimin Europian për vonesën e proceseve integruese të tij theksoi se, “nëse BE i mbyll derën Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, për t’u integruar pastaj më tej në familjen evropiane”.
Por deklarata e Thaçit për “Radio Evropa e Lirë” erdhi pas asaj të Edi Ramës, i cili me tone të tjera ngriti shqetësimin se vonesa e BE do të rrisë zërat nacionalistë dhe pavarësisht se mënyra e vetme për të ruajtur një Ballkan paqësor është bashkëpunimi.
“Nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, nuk ka hapësirë, atëherë sigurisht që edhe unionet e vogla mund të ndodhin, kishte thënë kryeministri Rama për “Politico”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët