LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Vaksinat anti-Covid do të dërgohen në Kosovë brenda tri javëve

OBSH: Vaksinat anti-Covid do të dërgohen në Kosovë brenda tri javëve

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se vaksinat në Kosovë pritet të vijnë brenda tri javëve ndërsa theksojnë se vonesa ka pasur për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Kosovë.

Është premtuar qe një kohë të gjatë, mirëpo vaksina që lufton koronavirusin ende nuk ka arritur në Kosovë.

Dikur u tha që do të vijë në janar, e më pas në shkurt.


Ndërsa tani që ndodhemi në fund të muajit mars vaksina Aztra Zeneca që pritet të vijë si donacion nga OBSH COVAX ende nuk është askund.

Për këtë vonesë T7 ka kontaktuar me vetë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sergy Koryak nga OBSH ka thënë se ka pasur vonesë për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Kosovë.

E pos kësaj Koryak ka shtuar se vaksinat priten të mbërrijnë në Kosovë brenda tri javëve.

E nga Ministrinë e Shëndetësisë janë shprehur se nuk ka datë të caktuar se kur do të vijë vaksina anti-Covid.

Mirëpo siç shihet, që nga data 18 shkurt është përgatitur plani për shpërndarjen e vaksinës.

Ndërkohë krejt këto Bujar Vitija, njohës i Shëndetësisë i gjen të pa arsyeshme sepse sipas tij Kosova është vendi me gjendjen më të keqe epidemiologjike në rajon.

Ndërkohë më herët u tha nga Ministria e Shëndetësisë se 33 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca do të vijnë gjatë muajit mars, ndërsa tani priten që të vijnë vetëm 24 mijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori