Ekspertët e OBSH-së kanë shprehur “besim shumë të ulët” tek të dhënat që ka ofruar prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve Sinopharm, lidhur me rrezikun e efekteve të rënda anësore, që shkakton tek disa pacientë vaksina e saj kundër COVID-19, por në përgjithësi shprehin besim për aftësinë e vaksinës për të mbrojtur nga sëmundja. Gjetjet paraqiten në një dokument të siguruar nga agjencia Reuters.
Reuters nuk arritur ende të sigurojë një koment nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth shqetësime të lidhura me vaksinën Sinopharm. Po kështu edhe nga vetë prodhuesi shtetëror kinez i ilaçeve.
Dokumenti u përgatit nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së. Sinopharm është autorizuar për përdorim tek popullata e rritur në 45 vende. Deri tani janë injektuar 65 milionë doza të saj.
Dokumenti përfshin përmbledhje të të dhënave nga provat klinike në Kinë, Bahrein, Egjipt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në dokument thuhet se në shumë vende efikasiteti i vaksinës në provat klinike të fazës 3 ishte 78.1% pas marrjes së dy dozave. Një rënie e lehtë nga 79.34% njoftuar më parë nga Kina.
“Ne jemi shumë të sigurt se 2 doza të BBIBP-CorV (Sinopharm) janë efikase në parandalimin e COVID19-s tek të rriturit (18-59 vjeç)”, thuhet në dokument, raporton zeriamerikes.
Por aty shtohej se, “analiza e sigurisë mes pjesëmarrësve që kishin probleme shëndetësore ekzistuese ishte e kufizuar, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve me kushte të tilla (përveçse obezitetit) në provat e Fazës së 3-të”.
Dokumenti citonte mungesë provash lidhur me mbrojtjen që siguronte vaksina ndaj rasteve të rënda të sëmundjes, kohëzgjatjen e mbrojtjes, sigurinë për përdorim e saj tek gratë shtatzëna e tek të moshuarit si dhe identifikimin e vlerësimit të efekteve të rralla anësore përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të saj.
“Ne kemi besim shumë të ulët në cilësinë e provave, që dëshmojnë se rreziku për efekte të rënda anësore, pas një ose dy dozash të BBIBP-CorV-së tek të të moshuarit (60 vjeç e sipër), është i ulët”, tha ai.
Analiza u përgatit ndërsa një grup këshillimor teknik i OBSH-së po rishikon aktualisht të dhënat mbi vaksinën për një miratim për përdorim emergjent të saj, gjë që jo vetëm që do të hapte rrugën e përdorimit të saj në kuadër të programit COVAX, por gjithashtu do të siguronte një miratim thelbësor ndërkombëtar për një vaksinë të prodhuar në Kinë. Një zëdhënës i OBSH-së tha se një vendim mbi këtë çështje nuk pritej të merrej të mërkurën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-17-780x439.jpg)
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-14-780x439.jpg)
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
![Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Basem-Naim-780x439.jpg)
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
![Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/train-hamburg-780x439.jpg)
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht