LAJMI I FUNDIT:

OBSH shpalli fundin e epidemisë së lisë së majmunit

OBSH shpalli fundin e epidemisë së lisë së majmunit

Pas gati një viti, lija e majmunëve nuk përbën më kërcënim për shëndetin publik, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Virusi është ende i pranishëm dhe mund të ketë valë të reja dhe shpërthime të epidemisë, por niveli më i lartë i alarmit është tërhequr, shtoi OBSH-ja.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së, u bëri thirrje vendeve që “të qëndrojnë vigjilente”, raporton bbc.


Lija e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë me dikë që është i infektuar.

Çfarë janë lija e majmunëve

Disa nga simptomat e para janë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.

Kur shfaqet ethe, mund të zhvillohet një skuqje e lëkurës, e cila shpesh fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, kryesisht në pëllëmbët dhe shputat.

Personat e infektuar duhet të përmbahen nga marrëdhëniet seksuale derisa kanë simptoma, për të parandaluar transmetimin e virusit. Njerëzit mund të mbrohen edhe me vaksinim.

Më shumë se 87 mijë infeksione dhe 140 vdekje janë raportuar në 111 vende gjatë epidemisë globale, sipas të dhënave të OBSH-së.

Por, gati 90 për qind më pak raste u raportuan në tre muajt e fundit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha Tedros.

Kjo do të thotë se nuk është më e nevojshme të ngrihet niveli më i lartë i alarmit.

Ky njoftim erdhi vetëm një javë pasi Kombet e Bashkuara shpallën fundin e pandemisë së coronavirusit.

Shpallja e një emergjence të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar do të thotë që vendet duhet të bashkëpunojnë për të frenuar një kërcënim të përbashkët, siç është shpërthimi i një sëmundjeje.

Deri më tani, OBSH-ja ka shpallur një emergjencë të tillë vetëm për virusin e poliomielitit në muajin maj të vitit 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori