Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se në të gjithë botën infeksionet me COVID-19 janë rritur për të nëntën javë me radhë, ndërsa numri i vdekjeve prej gjashtë javësh.
“Në dy javët e fundit janë raportuar globalisht më shumë raste me COVID-19 sesa gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. Javët e fundit vendet në secilin rajon që mbulon OBSH kanë patur tregues të qëndrueshëm në rritje për sa u takon infeksioneve dhe numrit të vdekjeve. Nuk është koha të humbasim vigjilencën madje edhe ato vende që aktualisht kanë një rënie të rasteve me COVID”, tha ai.
Coronavirusi po vazhdon të shkatërrojë Indinë, duke e vendosur Kryeministrin Narendra Modi nën presion për të bllokuar vendin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
“Nevojitet një strategji e koordinuar në të gjithë vendin”, tha për agjencinë Associated Press Srinath Reddy, president i Fondacionit të Shëndetit Publik të Indisë. Ai shtoi se bllokimet që kanë vendosur disa shtete indiane nuk janë të mjaftueshme në betejën për të mposhtur COVID-in.
Në një letër drejtuar kryeministrit të premten udhëheqësi i opozitës Rahul Gandhi paralajmëroi për ato që i quajti “pasoja më tragjike tek popullata e vendit”.
Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi të premten statistika rekord duke iu referuar 24 orëve të kaluara me 414,188 raste të reja me COVID dhe 3,915 vdekje. Zyrtarët besojnë se shifrat janë edhe më të larta.
Australianët të cilët ndodhen në Indi dhe u ishte ndaluar hyrja në vendin e tyre, tashmë do të lejohen të kthehen, duke filluar nga 15 maj. Njoftimin e bëri të premten Kryeministri Australian Scott Morrison. Megjithatë ata australianë që rezultojnë pozitive me coronavirus nuk do të lejohen të nisen nga India.
Sipas universitetit Johns Hopkins pandemia u ka marrë jetën më shumë se 3.2 milionë njerëzve në të gjithë botën. SHBA mbetet në krye të listës si vendi më numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker