LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Pandemia e COVID-19 mund të zgjasë më shumë se sa duhet

OBSH: Pandemia e COVID-19 mund të zgjasë më shumë se sa duhet

Pandemia e COVID-19 “do të vazhdojë për një vit më shumë se sa duhet”, sepse vendet më të varfra nuk po i marrin vaksinat që iu nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i lartë në OBSH, Bruce Aylward tha se kjo do të thoshte se kriza e COVID-19 “mund të zvarritet lehtësisht thellë në vitin 2022”.

Më pak se pesë për qind e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40 për qind në shumicën e kontinenteve të tjera.


Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë. Më tej, vendi ka premtuar për një total prej 100 milionë vaksina.

“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur”, tha Aylward. “Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/