LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Kina ende nuk jep të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve nga Covid

OBSH: Kina ende nuk jep të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve nga Covid

Kina vazhdon të ulë numrin e vdekjeve nga Covid-19, por ndan me ne më shumë informacion për epideminë e coronavirusit në vend, tha sot shefja e sektorit teknik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Covid-19, Maria van Kerkhove.

“Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme dhe ne po punojmë me Kinën për të plotësuar ato boshllëqe”, ka thënë Kerkhove.

Më 8 janar, Kina rihapi kufijtë e saj dhe hoqi karantinën e saj për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tri vjet, edhe pse vendi përballet me një rritje të rasteve të coronavirusit.


Drejtori i komisionit shëndetësor për provincën qendrore të Henan, Kan Quanchenggu, tha më 8 janar se pothuajse 90 për qind e popullsisë është e infektuar me virusin, gjë që bie ndesh me të dhënat e COVID-it të publikuara nga qeveria në Pekin.

Sipas të dhënave nga Pekini, që nga anulimi i politikës zero-Covid në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, janë infektuar vetëm 120 mijë persona, ndërsa kanë vdekur 30 persona.

Më 4 janar, zyrtarët e qeverisë së BE-së lëshuan një rekomandim për vendet anëtare që pasagjerët që fluturojnë nga Kina në BE duhet të kenë një test negativ për virusin korona përpara se të hipnin në aeroplan. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori