LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja ka anashkaluar shkronjën Xi për variantin e ri të coronavirusit shkaku i presidentit kinez

OBSH-ja ka anashkaluar shkronjën Xi për variantin e ri të coronavirusit shkaku i presidentit kinez

Në kohën kur numri i rasteve me COVID-19 filloi të binte në botë, u shfaq varianti i ri B.1.1.529, i cili u emërtua Omicron.

Ai u emërua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe deklaroi se është një lloj që mund të përbëjë një rrezik më të lartë se varianti delta.

Emërimi shpejt ndezi debate të diskutueshme ku u akuzua OBSH-në për favorizimin e Kinës.


Pse e përdorim alfabetin grek për emërtimin e varianteve?

OBSH përdor alfabetin grek për të emërtuar variante të reja të coronavirusit shkaku i identifikimit dhe kuptimit më të lehtë prej grupeve joshkencore të njerëzve.

Sidoqoftë, në përputhje me këtë parim, versioni i ri i virusit duhej të quhej ni, por në vend të kësaj u përdor shkronja – omicron. Prandaj, shumë kanë vënë në dyshim pse OBSH vendosi të anashkalojë dy shkronjat e alfabetit grek, transmeton Telegrafi.

Sipas disa teorive, nëse OBSH-ja do ta kishte emërtuar këtë lloj ni, tjetri duhet të quhet xi (Xi), siç quhet rastësisht presidenti aktual kinez, Xi.

“Ne jemi të shqetësuar që OBSH-ja po shmang edhe një herë Kinën dhe për këtë arsye e ka quajtur variantin Omicron”, tha avokati i njohur amerikan, Jonathan Truley.

Çfarë thotë OBSH?

OBSH deri më tani nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për anashkalimin e shkronjave ni dhe xi, por New York Post thekson se kjo mund të ketë ndodhur për disa arsye.

Gjegjësisht, sipas gazetës amerikane, ni (nu) mund të anashkalohet për të shmangur ngatërrimin me fjalën “new (e re)”, dhe xi për të shmangur ngjashmërinë me emrin e presidentit kinez, Xi Jinping.

Gazetari britanik, Paul Nuki tha se një burim nga OBSH i ka konfirmuar se shkronjat ni dhe xi janë shmangur qëllimisht.

E gjithë kjo sepse nuk do të kishte konfuzion me fjalën “e re” dhe xi për të shmangur “stigmatizimin e rajonit”.

Kritikohet Organizata Botërore të Shëndetësisë

Kritikat për këtë vendim të OBSH-së u shfaqën shpejt në rrjetet sociale.

“Nëse OBSH ka kaq frikë nga Partia Komuniste e Kinës, si mund t’i besojmë asaj që ta thërrasë atë nëse përpiqet të mbulojë përsëri një pandemi globale katastrofike?”, shkroi në Twitter Ted Cruz, një senator nga Teksasi.

Emërtimin e ri të virusit e komentoi edhe gjuhëtari amerikan Benjamin Zimmer, redaktor i revistës The Atlantic.

Çfarë dimë për llojin e ri të coronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut?
Lexo po ashtu Çfarë dimë për llojin e ri të coronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut?

“Falënderojmë OBSH-në që kapërceu emrat potencialisht konfuzë si ni dhe xi dhe kaloi drejtpërdrejt në omicron”, shkroi Zimmer në Twitter.

Varianti i ri COVID-19 ka një plejadë shumë të pazakontë mutacionesh, të cilat janë shqetësuese sepse mund ta ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen imune të trupit dhe ta bëjë atë më të transmetueshëm, kanë thënë shkencëtarët.

Çdo variant i ri që është në gjendje të shmangë vaksinat ose të përhapet më shpejt se varianti tashmë dominues Delta, mund të përbëjë një kërcënim të rëndësishëm ndërsa bota del nga pandemia.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit

Amerika
“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

“Ata që duan paqe duhet të jenë të përgatitur për luftë”: Suedia do të dërgojë forca të armatosura në Detin Baltik për herë të parë

Evropa
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Ishte futur në liqen për t’u larë, e sulmon kafsha - shpëton mrekullisht gruaja nga Kolumbia

Amerika Latine
Kalo në kategori