LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Rruga Shkup-Bllacë duhet të riprojektohet me çmim më të lirë se 300 milionë euro

OBRM-PDUKM: Rruga Shkup-Bllacë duhet të riprojektohet me çmim më të lirë se 300 milionë euro

“Autostrada për në Bllacë është rrugë për të korrur miliona nga njerëzit e afërt të LSDM-së dhe BDI-së, në vend të autostradës kemi dështim”, njoftoi sot partia në pushtet OBRM-PDUKM.

“Autostrada nga Shkupi në Bllacë me gjatësi prej vetëm 10 kilometrash është projektuar nga LSDM dhe BDI për t’i kushtuar shtetit 300 milionë euro. Rruga kalon pronat që më vonë u blenë nga njerëz të afërt me qeverinë e atëhershme. Kryesia e LSDM-së dhe BDI-së kanë dashur të përfitojnë nga shpronësimi”, thuhet në njoftimin e partisë.

Nga aty thonë se populli pret përgjigje nëse qeveria ka dashur të mbledhë miliona përmes njerëzve të afërt.


“Traseja duhet të riprojektohet me një kosto më të ulët. Shteti nuk do të ketë humbje, por njerëzit e afërt të ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Maqedonia nuk ka 300 milionë euro për të shpenzuar për një autostradë 10 kilometra. LSDM dhe BDI nuk punuan për të ndërtuar autostradë, por për të mbledhur miliona. Me ta përfundon puna dhe sjellja e papërgjegjshme dhe e paaftë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori