OBRM-PDUKM-ja e Hristijan Mickoskit, tanimë opozitë, ka kritikuar hetimet e gjykatave të Maqedonisë për ''të enjten e përgjakshme'' ku u rrahën deputetë dhe gazetarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Ilievski, Çavkov, Mukoski, Jovanovski dhe Damovski më shumë se tre muaj janë duke qëndruar në burg padrejtësisht. Gjykatat e Maqedonisë, asesi të kujdesen për procedurat ligjore rreth paraburgimit të heronjëve tanë. Ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njejtë. LSDM-ja dhe Zoran Zaev duhet ta kuptojnë se nuk mund t'i arrestojnë të gjithë personat që janë kundërshtarë të tyre'' thonë nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/