LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM nuk lëshon pe, Milloshoski mbetet në ekipin që do të bisedojë për fatin e PSP-së

OBRM-PDUKM nuk lëshon pe, Milloshoski mbetet në ekipin që do të bisedojë për fatin e PSP-së

Antonio Milloshoski mbetet në ekipin e OBRM-PDUKM-së që do të bisedojë për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.

Opozita maqedonase mbetet në qëndrimin se partia i zgjedh personalitetit që do ta përfaqësojnë, dhe jo Katica Janeva. Pikërisht dje, Janeva bëri porosi se deputeti Milloshoski nuk mund të jetë pjesë e ekipeve për arsye se kundër tij ka hetime që i udhëheq PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të opozitës maqedonase periudhën e kaluar kanë ndaluar me takimet për fatin e PSP-së Bisedime dhe takime nuk ka, as paralajmërim për mbledhje të re. Opozita mbetet në qëndrimin se PSP nuk ka mundësi të hap hetime pas 30 qershroit të vitit 2017. Nga kjo parti thonë se në krye të PSP-së duhet të jetë prokuror i ri dhe jo Katica Janeva.


Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Janeva tha u shpreh se është e bindur se do të miratohet ligji që zgjidh fatin e PSP-së. Sipas saj është kontestuese që në bisedimet mes pushtetit dhe opozitës maqedonase të marrë pjesë Antonio Milloshoski.

Megjithatë, paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev ishin se në mes të muajit maj do të ketë marrëveshje për statusin e PSP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori