OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e drejtorit të DMSh-së, Adnan Xhaferovski për shkak të zjarreve

Nëpërmjet një konference për shtyp, Maja Sllaveva nga OBRM-PDUKM para Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkoi dorëheqjen e drejtorit të DMSh-së, Adnan Xhaferovski.
“Republika e Maqedonisë u dogj në zjarre, ndërsa drejtori i DMSh-së, Adnan Xhaferovski, njeri i besueshëm i Zoran Zaev, njësoj sikur shefi i tij vazhdon me fushatën dhe nuk i interesojnë dëmet e mëdha që durojnë qytetarët dhe shteti”, tha Sllaveva, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se qindra hektarë u dogjën, ndërsa Xhaferovski dhe Zaevi nuk shfaqën asnjë interes të menaxhojnë me zjarret.
“Seriozisht shqetësuese janë informacionet se Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim disponon me gjashtë pilotë, nga ku vetëm dy mund të fluturojnë. Shqetësuese janë informacionet se tre pilotët nuk kanë trajnim dhe nuk mund të fluturojnë, kurse marrin pagë tashmë 5 deri gjashtë muaj. Opinioni pret për arsyet e reagimit katastrofal i aeroplanëve që disponon DMSh”,tha Sllaveva.
Ajo cekur se muaji mars ishte muaji i zjarreve në pyjet e Maqedonia dhe se jemi dëshmitarë që pyjet vazhdojnë me zjarr edhe këtë muaj. “Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër. Është Zoran Zaev që ka vendosur kuadër të paaftë në krye të DMSh-së dhe ministër të paaftë për Punë të Jashtme që nuk i heton ata që nxisin zjarre. Përgjegjës është edhe ministri i Bujqësisë, por të gjithë heshtin, ndërsa pyjet dhe fshatrat në Maqedoni u dogjën”, shtoi ajo.
Sipas Sllavevës duhet të ketë përgjegjësi për humbjen e pazëvendësueshme të parqeve kombëtare, kafshëve dhe fshatrave dhe si për fillim drejtori i DMSh-së, siç tha ajo, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës