OBRM-PDUKM-ja hoqi dorë nga paratë për fushatën e referendumit, LSDM-ja akuzon për hipokrizi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij në “Facebook” kërkoi nga Kuvendi i Maqedonisë, që paratë e parashikuara për fushatë në referendum, nga deputetët e partisë së tij të ri-drejtohen për ndërtimin e objektit të ri tej gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Nëse ka pengesë ligjore për këtë, Mickoski tha se do të heqin dorë nga paratë dhe publikisht do të kërkojë që ato para të kthehen në buxhet, e më pastaj Qeveria të investojë pikërisht në atë shkollë. Siç shkroi Mickoski, në pyetje janë 80 milionë denarë, para të qytetarëve që Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend do t’i shfrytëzojnë për fushatën e referendumit.
“Është nxitur debati që i hap për shfrytëzimin e mjeteve për fushatën e referendumit, që ka të bëjë me marrëveshjen me Greqinë, më pastaj është e nevojshme që të kufizohet krahas të gjithë manipulimeve të hapura dhe spine jo serioze, fushata është për marrëveshjen me fqinj tonë jugor, dhe jo për anëtarësim në BE ose NATO, që është krejtësisht temë tjetër”, deklaroi Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM-ja thonë se hipokrizia e Mickoskit e ka bllokuar formimin e KSHZ-së, me kërkesën për Ligjin për financimin e partive politike. Sipas tyre, Mickoski duhet publikisht të deklarohet për qëndrimin e tij dhe qëndrimin e partisë së tij, që është çështja më e rëndësishme që kur Maqedonia u pavarësua.
“OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski e vendosën në pikëpyetje caktimin e referendumit me ndalimin e zgjidhjes së KSHZ-së. OBRM-PDUKM-ja me vite shpenzonte dhjetëra milionë euro para të qytetarëve për reklamë, propagandë dhe manipulim me opinionin. Sot kur duhet të tregojë përgjegjësi para ardhmërisë dhe para qytetarëve, Mickoski sillet me hipokrizi dhe pa përgjegjësi”, thonë nga LSDM-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës