LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dhe VLEN mbajtën takim: Tre parime kryesore në negociatat për Qeverinë e re

OBRM-PDUKM dhe VLEN mbajtën takim: Tre parime kryesore në negociatat për Qeverinë e re

Në një takim të mbajtur sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, u diskutuan marrëveshjet për qeverinë e ardhshme mes liderëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim morën pjesë Hristijan Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së, së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë të partisë, si dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, si Arben Taravari dhe Izet Mexhiti.

U dakordua që bisedimet të vazhdojnë përmes formimit të grupeve punuese nga e hëna, bazuar në tre parime kryesore: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe sundimi i ligjit. /Telegrafi/