LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM për interesa personale krijojnë tensione ndëretnike

OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM për interesa personale krijojnë tensione ndëretnike

“Skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike të BDI-së dhe LSDM-së është ekspozuar, thyer dhe mposhtur. Synimi i LSDM-së dhe BDI-së është mbrojtja e interesave të tyre personale, dhe tentativat për përçarje janë vetëm instrument për të arritur qëllimet e tyre politike, në vend që të jenë opozitë konstruktive dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. LSDM dhe BDI po mundohen të krijojnë një atmosferë jostabiliteti që të mos zbardhen aferat e tyre kriminale”, njoftoi mëngjesin e sotëm OBRM-PDUKM.

Partia në pushtet është e mendimit se “lëvizjet e LSDM-së dhe BDI-së përfshijnë manipulimin e simbolikës së flamurit maqedonas për defokusim nga veprimet e tyre të diskutueshme në frikë dhe agoni të përballjes me drejtësinë. Të gjitha përpjekjet e LSDM-së dhe BDI-së për të krijuar mosmarrëveshje nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata që përpiqen të kërcënojnë stabilitetin e shoqërisë maqedonase do të përballen me pasojat e duhura ligjore dhe një përgjigje të duhur nga institucionet. OBRM-PDUKM apelon qytetarët që të mos iu nënshtrohen skenarëve dhe manovrave të tilla të zeza të cilat kanë për qëllim defokusimin dhe krijimin e krizave artificiale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori