LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM janë krijuesit e Artan Grubit

OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM janë krijuesit e Artan Grubit

OBRM-PDUKM thotë se krijues i Artan Grubit, përveç BDI-së, është edhe LSDM.

“Ata bashkë me BDI-në e krijuan Artan Grubin. E lejuan dhe e toleruan në çdo gjë që bënte. LSDM-ja e toleroi Grubin si kur nënvlerësonte dhe ofendonte qytetarët, ashtu edhe kur poshtëronte dhe degradonte institucionet kur, në mënyrë të pahijshme, luante futboll apo basketboll nëpër zyra. LSDM-ja toleroi dhe lejoi Grubin të grabiste shtetin, duke filluar nga Lotaria e duke përfunduar me ministrinë që ai drejtonte. Edhe pse e dinin se çfarë po bënte Grubi, LSDM me vetëdije e lejoi atë. LSDM-ja e bëri këtë vetëm për shkak të dëshirës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Për krimin e Grubit ka faj edhe LSDM. Në kohën e qeverisjes së LSDM-së, Grubi lirisht dhe pa problem ka vjedhur dhe grabitur shtetin dhe për këtë jo vetëm që nuk ka pasur ndjekje penale apo procedurë, por nuk ka pasur as paralajmërim apo distancim verbal”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM edhe tani në opozitë hesht për Grubin dhe nuk distancohet prej tij.


“Nëse LSDM dhe Venko Filipçe janë të paktën pak të virtytshëm, duhet ta pranojnë opinionin maqedonas se e kanë krijuar Grubin dhe të kërkojnë falje publike për këtë. Dhe, në të njëjtën kohë, të kërkohen llogari paraardhësit e Filipçes, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski. Sepse, po të mos ishte dëshira e tyre për të qëndruar më gjatë në pushtet, Artan Grubi nuk do t’i ndodhte Maqedonisë”, thotë OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori