Fëmijët e sotëm mund të mos e dinë se ç’është një aparat fotografik me filmin që i vendoset brenda e që nuk t’i tregon fotot po nuk i çove në dyqan për t’i larë, por kjo nuk u ndodh vetëm atyre.

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të hasim një objekt që nuk ia dimë përdorimin.


Këtu keni një koleksion sendesh që jo të gjithë njerëzit e dinë çfarë janë:

2 142 Përdorej nga mjekët e shekullit të 19-të për të prerë kërthizën e të sapolindurve.

3 107 Përdorej për të kapur miell ose sheqer pluhur, e për ta përhapur mbi brumë apo ëmbëlsirë.

4 97 Gratë përdornin mbajtëse të tilla për të ruajtur flokët pasi i prisnin. Më pas i përdornin për të mbushur mbajtëse gjilpërash ose edhe jastëkë.

5 83 Kjo pajisje përdorej për të bërë qofte. Mishi futej te pjesët e bardha, te e kuqja vendoseshin harxhat.

6 69 Kjo pajisje përdorej për të futur tapa në shishet e verës.

7 58 Vishej nga burrat që këmisha t’u rrijë bukur në trup. Rrethi vihet rrotull belit, ndërsa pjesët e tjera i japin formë këmishës në shpatulla.

8 49 Thikë që përdoret nga kuzhinierët për ta prerë brumin në formë kruasantësh.

9 38 Pajisje që shërben për të prerë tulin e brendshëm të një arre kokosi.

10 34 Kjo kapëse përdorej nga zotërinjtë fisnikë të shekullit të 20-të për të varur dorashkat kur nuk i përdornin. Kapësja mbahej në brez.

11 30 Kjo orendi kuzhine përdorej nga fëmijët për ta shtyrë ushqimi brenda në lugë ose në pirun.

12 22 Shishkë tradicionale spanjolle për të pirë verë pa e prekur gotën me buzë. Ngrihet lart pjesa e poshtme dhe vera shkon drejt e në gojë.

13 20 Ky çelës quhej “çelës kopil”, dhe përdorej për të hapur dryna të ndryshëm.

14 20 Rrobat që sapo ishin larë rriheshin me këtë pajisje për t’u shtrydhur më mirë.

15 18 Pistë vrapimi e lashtë, që përdorej nga pacientët që kishin nevojë të bënin ushtrime.

16 17 Këto gërshërë përdoren për të prerë pica. /tch/