LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi feston 28 Nëntorin

Obiliqi feston 28 Nëntorin

Me një program të pasur kulturo-artistik komuna e Obiliqit ka shënuar sot Festën e 28 Nëntorit, ku u vunë në pah trimëritë e popullit shqiptar.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, u shpreh se madhështia dhe emocioni nga fëmijët, artistët, aktorët, këngëtarët dhe valltarët kanë plotësuar agjendën e tij për aktivitetin e 28 Nëntorit.

Ai uroi festën e 28 Nëntorit, duke thënë se do të çojnë në vend amanetin e të rënëve, duke punuar për vlerat kombëtare dhe zhvillimin e vendit.


“Është nder që jam këtu para jush në ditë festive, duke e ditur që nëntori është festë e shumëfishtë, duke filluar nga Skënderbeu, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, dalja publike për herë të parë e flamurit tonë të madh. Unë ndjehem krenar që bashkë  me juve të bëjmë  përpjekjen maksimale që të punojmë, të kontribuojmë, për vlerën e të gjithë atyre që sakrifikuan për këtë liri. Duke filluar që nga vitet e hershme të ilegales, lëvizjes që i priu dr. Ibrahim Rugova, më pastaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare, tani me institucionet e Kosovës”, tha ai.

Gashi u shpreh se do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë sikur deri më tani, duke nderuar ata që dhanë jetën për liri.

E përfaqësuesi i Shoqatave të Dala nga Lufta, Arif Krasniqi, tha se festa e 28 Nëntorit është ndër ditët më domethënëse për popullin shqiptar.

Gërshetimi i shumë ngjarjeve historike në këtë datë, sipas tij, i shtojnë madhësinë kësaj feste.

“Ky muaj dhe këto festa për të gjithë ne vazhdojnë të mbeten ndër festat më të rëndësishme dhe të ndritshme të historisë tonë kombëtare. Liria e arritur është vlera jonë më e madhe dhe si e tillë duhet të mbrohet e forcohet nga të gjithë ne”, u shpreh ai.

Këtë aktivitet të komunës së Obliqit e pasuruan fëmijët e “Smile Kids Academy” të cilët  recituan vjersha me përmbajtje patriotike. Ndërsa e hijeshoi Ansambli i Këngëve dhe Valleve, “Xhaviti me dëshmorë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori