Obiliq, u mbajt mbledhja e rregullt e DKA-së me drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Obiliq, Fitore Hashani, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e shkollave të komunës, e cila u zhvillua në ambientet e SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Mazgit të Ulët.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan temat që kanë të bëjnë me funksionimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në komunë.
Rendit dite:
1.Procesi mësimor
2.Përgatitjet për regjistrimin e nxënësve – përfshirë shpalljen e konkurseve për: Institucionet parashkollore (kopshtet); Klasat parashkollore; Klasat e para; Klasat e dhjeta në shkollat e mesme;
3.Të ndryshme, me theks të veçantë në përgatitjet për testin e Arritshmërisë dhe testin e Maturës Shtetërore.
Drejtoresh e DKA -së Fitore Hashani, theksoi se: mbledhje të tilla kanë për qëllim koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet DKA-së dhe shkollave, si dhe rritjen e cilësisë së arsimit në komunën tonë. /Telegrafi/


















































