LAJMI I FUNDIT:

Obama raportohet se ‘ia ka kthyer shpinën’ Bidenit

Obama raportohet se ‘ia ka kthyer shpinën’ Bidenit

Barack Obama u ka thënë miqve se Joe Biden duhet të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës për presidencialet amerikane.

Obama pretendohet se deklaroi që rruga e 81-vjeçarit drejt fitores është zvogëluar shumë, thanë për Washington Post shumë njerëz të informuar pranë ish-presidentit amerikan.

Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale këtë fundjavë
Lexo po ashtu Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale këtë fundjavë

Në bisedat telefonike me demokratët e shqetësuar, Obama thuhet se ka thënë se është i shqetësuar pasi sondazhet po thonë se do të humb Biden dhe se donatorët po e braktisin presidentin.


Obama kundërshtoi idenë se vetëm ai mund të ndikojë tek presidenti aktual amerikan ndërsa tha se shqetësimi i tij është të mbrojë trashëgiminë e ish-zëvendëspresidentit të tij.

Ai u ka thënë aleatëve se ka një rol këshillues dhe dëgjues tek Bideni, raporton skynews.

Pelosi thuhet se i tha privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund të fitojë
Lexo po ashtu Pelosi thuhet se i tha privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund të fitojë

Disa nga ndihmësit e presidentit kanë fajësuar Obamën për braktisjen e partisë pas kandidaturës së Bidenit.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të zhvillohen më 5 nëntor gjersa Biden do të përballet me republikanin Donald Trump. /Telegrafi/