Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi një shkresë që kërkon ngrirjen në SHBA të pasurive të klanit të Assadit dhe punonjësve të lartë të shërbimit sekret sirian.

Nga kjo masë preken edhe njësitë elitare të gardës revolucionare të Iranit, të cilat sipas të dhënave amerikanë i ndihmuan regjimit sirian në shuarjen e protestave. Edhe BE njoftoi ngritjen e sanksioneve kundër Sirisë. Pas këshillimeve në Bruksel të ambasadorëve të 27 vendeve të BE-së, u bë e ditur se pagesat disamilionëshe mund të ngrijnë, dhe për përgjegjësit e regjimit mund të vendoset ndalim- udhëtimi. /dw/telegrafi/