Paraqitja e problemeve me IP adresat nga opertorët kabllor, vendosja e rregullave për përdorimin e IP adresave, nxjerrja e një rregullore që do të obligonte opertorët për marrjen e IP adresave nga Shqipëria deri në marrjen e IP-ve zyrtare të Kosovës si dhe aranzhimi i takimit me operatorët ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësueseve të bordit të ARKEP.
Siç njoftohet, OAK përgjatë këtij takimi ngriti për të disatën herë tashmë, problemin e provajderëve me përdorimin e IP adresave të shtetit Serb, duke bërë kështu që me këtë veprim të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.
Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Nazim Rahimi duke falënderuar OAK-në për inicimin e këtij takimi theksoi se ARKEP është i gatshëm të ndihmoj dhe të bashkëpunoj në ngritjen dhe zgjidhjen e kësaj çështje. Kryetari Rahimi poashtu potencoi se do të inicoj aranzhimin e një takimi me opertorët për të parë nga afër se pse është duke ndodhur një gjë e tillë.
OAK thekson se ka lobuar edhe më herët tek Institucionet vendore që të bëhet ky ndryshim i IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi në ato të Shqipërisë, gjë e cila falë bashkëpunimit të ndërsjelltë është arritur. Megjithatë thotë se kohët e fundit po vërejmë që operatorët kanë kthyer përsëri IP adresat e mëparshme.
“Oda e Afarizimit të Kosovës në vazhdimësi është duke pranuar ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj konkretisht nga Serbia, që është kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Si odë kërkojmë fuqishëm që kjo çështje të procedohet tutje, duke pasur parasysh interesin shtetëror, ekonomik dhe qytetar”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe